grass

Çfarë është AgriChallenge?

Një konkurs inovator që bën bashkë 100 të rinj të apasionuar ndaj teknologjisë dhe bujqësisë, ma pasionin për zbatimin e ideve të tyre në Startupe.

AgriChallenge thërret gjithë të rinjtë e qytetit të Korçës në një event që do të zgjas plot gjashtë muaj i përbëre nga aktivitete interaktive, info- sessione, workshop të drejtuar nga ekspertë të fushës dhe duke u përmbyllur me një Hackathon finale.

Një platformë për edukim dhe ndërgjegjësim e cila kulmon me eventin në qytetin e Korçës, një hackathon që gërsheton inovacionin me bashkëpunimin me qëllim të nxitet zhvillimi teknologjik. Hackathona AgriChallenge synon të identifikojë sfida të kohëve të sotme në industrinë e agrokulturës për të cilën propozohen zgjidhje teknologjike.

Pse AgriChallenge?

AgriChallenge është një projekt i cili organizohet nga Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural në Shqipëri (SRD), i cili zbatohet në Shqipëri nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkia Korçë, me financim e Qeverisë Gjermane (Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit).

Qëllimi ynë është përmirësim i mëtejshëm i bujqësisë dhe agroturizmit, duke ndërlidhur kështu këtë sektor me trendet më të reja teknologjike.

WORKSHOPE

dhe Sesione Informuese

Workshope në rajonin e Korçës për të shtrirë qasjen e programet në grupet e interesit dhe aktorë të rëndësishëm në fushën e bujqësisë.

APLIKANTË

në AgriChallenge

Formoni grupin tuaj dhe merrni pjesë në Hackathone, duke plotësuar Formën tuaj me idenë tuaj inovatore që bën bashkë bujqësinë dhe teknologjinë drejt zgjidhjes optimale.

FINALISTË

të konkursit AgriChallenge

Grupet që do të kalojnë Selection Bootcamp do të kenë mundësi të marrin pjesë në Konkursin AgriChallenge për të qënë pjesë e fituesve dhe të transformojnë idenë e tyre në një produkt të prekshëm.

Partnerët

PHOTO-2021-10-28-20-37-40
logo bashkia white
Ministria_e_Bujqësisë_dhe_Zhvillimit_Rural

Aplikimi

A je TI personi që kërkojmë?

Tree-pic

A je TI personi që kërkojmë?

Je student i Fakultetit të Agrokulturës apo Agrobiznesit?

Pjesëtar i Korca Innovation & Technology Hub?

Programues i ri apo freelancer gati për tu sfiduar?

I drejtuar drejt inovacionit social dhe punës në grup?

Apliko

Formo një grup prej 3 personash dhe apliko tani!