Rreth Programit

Eventi AgriChallenge, me përfshirje të rajonit të Korçës, do të bëjë bashkë inovatorë të teknologjisë dhe agrikulturës në një event disa mujor për të bërë bujqësinë përsëri të qëndrueshme!

Rrugëtimi jonë fillon në Tetor me prezantimin e AgriChallenge dhe do të vazhdojë me organizimin e 10 eventeve informuese dhe aktiviteteve gjatë 3 muajve në vijim.

Selection Bootcamp dhe Hackathone AgriChallenge janë eventet kulmore të këtij evenimenti.

Grupet aplikante dhe pjesëmarrës gjatë fushatës do të ftohen në Selection Bootcamp për të ndarë idetë e tyre me mentorë, me qëllim përmirësim të projektit final.

Hackathone AgriChallenge synon të identifikojë 3 projektet më të mira midis 7 grupeve të përzgjedhura. Eventi intensiv zgjatë 1 ditë të plotë ku grupet finalizojnë idetë e tyre për tu përballur me jurinë me prezantimin e idesë dhe pyetje nga juria.

Përveç përvojës së vlefshme dhe këshillave të shumta, 3 fituesit do të përfitojnë:

Mundësi investimi nga ëngjëj e biznesit të ftuar në Hackathone

Trajnime të ndryshme mbi përmirësimin e idesë

Mbështetje të projektit nga 3 deri më 6 muaj

Tetor 2021 – Sesioni i parë informues Hapja AgriChallenge

Nëntor/Dhjetor 2021 – Takime informuese dhe Workshope në shkollat dhe universitete të rajonit të Korçës

Janar 2022 – Selection Bootcamp

Shkurt 2022 –Hackathone AgriChallenge

WORKSHOPE

Workshope në rajonin e Korçës për të shtrirë qasjen e programet në grupet e interesit dhe aktorë të rëndësishëm në fushën e bujqësisë.

APLIKANTË

Formoni grupin tuaj dhe merrni pjesë në Hackathone, duke plotësuar Formën tuaj me idenë tuaj inovatore që bën bashkë bujqësinë dhe teknologjinë drejt zgjidhjes optimale.

FINALISTË

Grupet që do të kalojnë Selection Bootcamp do të kenë mundësi të marrin pjesë në Konkursin AgriChallenge për të qënë pjesë e fituesve dhe të transformojnë idenë e tyre në një produkt të prekshëm.